Edi Rama sot në mbrëmje, intervistë në “prime time” në televizionin italian

19 September 2024, 12:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama sot në mbrëmje, intervistë në “prime
Edi Rama

Edi Rama do të shfaqet sot në ekranet italiane për një intervistë të gjatë në një prej show-ve kryesorë politike në LA7, PiazzaPulita.

Një emision që i dedikohet ballafaqimeve politike, reportazheve internacionale, dhe sigurisht investigimeve.

Emisioni shfaqet çdo të enjte në orën 21.15 nën drejtimin e gazetarit Corrado Formigli që është ideator i këtij projekti që në vitin 2011. Edhe në këtë sezon do të tregohen faktet e politikës italiane dhe aktualiteti internacional, me investigime, intervista ekskluzive dhe debate në studio.

Ditën e sotme në mbrëmje, siç lajmërohet nga televizioni, do të jetë në fokus qeveria Meloni, procesi Salvini – Open Arms, pesha e Italisë në Europë. Gjatë mbrëmjes do të jetë një intervistë e Corrado Formigli me fotografin Oliviero Toscani dhe një intervistë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ndërmjet të ftuarve, Michele Serra; profesor në Universitetin Bocconi të Milanos Tito Boeri; president i ANM Giuseppe Santalucia, Vittorio Sgarbi, konstitucionalisti dhe ish presidenti i RAI Roberto Zaccaria dhe gazetarët Tonia Mastrobuoni, Maddalena Oliva dhe Francesco Specchia.


Video