Ndryshime në qeveri, kë shkarkoi dhe kë emëroi kryeministri Rama (EMRAT)

18 Shtator 2024, 18:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra dy zëvendësministre, ndërsa ka emëruar disa zëvendësministra.

Rama ka larguar nga detyra dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla.

Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj. Jaupaj mbante më herët detyrën "Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit"

Ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv.ministrit të këtij dikasteri Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në vend të tij për postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama.

Ndërkohë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar edhe Silda Çepe (Anagnosti).

Dy emërimet e reja në Ministrinë e Jashtme zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon të cilët janë emëruar më herët ambasadorë njëri në Azerbajxhan dhe tjetra në Kanada.

Video