Berisha mungon, Argita dhe Liria i japin lamtumirën Gerti Bogdanit (VIDEO)

19 Shtator 2024, 11:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në Kuvendin e Shqipërisë janë zhvilluar homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare.

Figura të larta politike, miq dhe kolegë të tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit të ndjerë, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një arresti kardiak.

Por në homazhet në nder të Gerti Bogdanit, s’ka arritur të marrë pjesë lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ndodhet në arrest shtëpie.

Ndërsa për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve e miqve të ish-politikanit kanë marrë pjesë vajza dhe bashkëshortja e kreut të PD-së, Argita Malltezi e Liri Berisha.

Asgjë nuk ka vlerë në këto momente se jeta e atij që iku. Në pozicionin e nënës dua të ngushëlloj prindërit dhe lutem bashkë me ta të gjejnë forcën për ta kapërcyer këtë dhimbje. Edlirën, para së cilës dalin duar të rënda dhe të vështira kryer. Ngushëllime miqve, shkove, me të cilët bëri një rrugëtim të shkurtër. Do ta kujtojmë më shumë dashuri, respekt dhe mirësi”, tha Liri Berisha për mediat.

 

Video