Nga Tropoja në Lushnje, 9 kandidatë tërhiqen nga "Primaret" e PD (Emrat)

4 December 2022, 13:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Nga Tropoja në Lushnje, 9 kandidatë tërhiqen nga

Nëntë kandidatë janë tërhequr nga procesi i primareve në Partinë Demokratike, dorëheqje që Sali Berisha i ka quajtur si mundësi të “lirisë së shprehjes”.

Kandidatët që janë tërhequr nga gara janë Feride Rrahmana në Tropojë, Erjon Iljazi në Lushnje, Dritan Cani në Belsh, Kodhel Çala në Gramsh, Arben Miza në Devoll dhe Denis Hidri e Ilir Ndreu në Krujë.

Kryetari i degës se PD në Kuçovë, Myslim Haxhiu ka dhënë dorëheqjen, në shenjë proteste për mbështetjen e hapur, në shkelje të udhëzimit, nga ana e PD në qëndër, në mbështetje të Lefter Maliqit.

Edhe Brikena Koroveshi kandidatja e vetme perballe tij ka dhënë dorëheqjen. 

 


Video