Rama del sot "live" para ndjekësve, do u përgjigjet pyetjeve "me spec"

4 December 2022, 08:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama del sot "live" para ndjekësve, do u përgjigjet pyetjeve
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme do t'u përgjigjet pyetjeve të shumta të qytetarëve në rrjetet sociale.

Njoftimin e ka bërë vetë i pari i qeverisë, duke thënë se në orën 11:00 në rrjetin e tij social, Facebook do të jetë drejtpërdrejt për t'u përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

Rama shkruan se kryesisht do të ndalen mbi situatën e problemet e vendit tonë në vigjiljen e takimit më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe me ftesën që të shihemi këtu LIVE në orën 11:00 për përgjigjet e pyetjeve tuaja më me “spec”, mbi situatën e problemet e vendit tonë në vigjiljen e takimit më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ju uroj një të diel të mbarë


Video