Ish deputeti Halit Valteri pritet të depozitoj në SPAK 4 kallëzime të reja për abuzimet e nga disa ministri. Sipas Halitit, përfundimi i mandatit të Krajës do të pasohet me shumë punë nga kreu i ri.
“Kemi shumë punë për të bërë. Njerëzit na i sjellin vetë rastet në emal, në të gjithë botën paguhen spiunët këtu janë pa lekë, kundërshtarët me njëri-tjetrin spiunojnë njëri-tjetrin. Ne po presim të mbaroj mandati i Krajës. Viti i ri nisim plote me 4 kallëzime të reja, s’po jap detaje se sa të mbaroj këtu fillon e bie celulari.”- tha Valteri në emisionin ‘N’kohë’.
Gjatë intervistës, ish-deputeti e la të hapur mundësin për të qenë pjese e qeverisjes vendore.
“Aspirata ime të jem sa më i dobishëm për ata njerëz që kanë besim tek unë, pastaj a bëhesh deputet a bëhesh kryetar bashkie nuk është se e kemi ne në dorë. Këta qytetar duan një njeri për mënyrën se si qeverisen, një djalë të ri i cili nuk e ka problem të hapi celularin në çfarë do lloji ore, të heqin dorë nga politikanët e ndryshkur dhe të zgjedhin djemtë e vajzë e reja që do i japin këtij vendi një refresh të politikës Shqiptare”-Shtoi ai.
Po çfarë marrëdhënie ka sot Halit Valteri me kryeministrin Edi Rama?
“Me Ramën kam komunikim direkt, është super korrekt sa herë që i drejtoj problematika të zonës time. Rama më ka bërë kritika kur kam qene në parlament, më dërgoi sms një ditë dhe më tha kritikoje fortë ministrin por mos e shaj, ishte një rast kur kishim interpelancë. Por këtë e kam marrë më shumë si këshillë dhe jo si kritik”-përfundoi Valteri.
Ndër të tjera pyetjes së gazetarit për shumën më të madhe të fituar ndonjëherë, ish-deputeti theksoi shifrën 18.000 € Euro, si fitim në kuadër të një projekti.