Në bashkëbisedimin me qytetarët dhe gazetarët, Kryeminisri Edi Rama u pyetet në lidhje me skandalin e Call Center-ave me seli në Shqipëri e që mashtronin qytetarë të vendeve të BE duke përfituar miliona euro.
"Autoritetet spanjolle po hetojnë një skemë mashtrimi, në krye është identifikuar një ish-zyrtar i qeverisë, sipas mediave spanjolle ai ka pasur mbrojtje shtetërore?", u pyet kryeministri.
"Qeveria jonë nuk i bëhet mbrojë askujt. Këto "një ish-zyrtar" janë pa asnjë vlerë. E para ky ish zyrtar është në kërkim nga drejtësia dhe ky është një proces për kujtesë që nuk është bërë nga organet spanjolle, por në bashkëpunim të ngushtë me organet tonë ligjzbatuese. Kam parasysh Policinë e Shtetit që është nën ombrellën e ekzekutivit, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë lloj pengese dhe ndikimi për të mos vepruar. Përsa i përket sjelljes në valle të emrit të tim vëllai, është pjesë e valles së shpatave që zhvillohet në xhelisin politik. E them me bindje edhe pse vëllai im është adult. Nuk ka asnjë lloj baze. Nëse personazhi do të kishte mburojë shtetërore, nuk do ishte në kërkim.
Amant Josifi, biznesmeni i njohur në vend në fushën e ‘Call Center-ave’ i shpallur në kërkim për mashtrimin, është pjesë e një skeme që ka shkaktuar një dëm qytetarëve prej 2.4 miliardë euro, me qindra mijëra viktima në mbarë botën.
Në media është shkruar, dhe opozita ka artikuluar se pjesë e skemave të mashtrimit është edhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.