
Aktivistja Evi Kokalari, dikur e angazhuar fuqishëm me strukturat e PD e që di nga brenda “pazaret” e partisë, ka sulmuar sërish kandidatin e "Primareve" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin.
Sipas saj ai është thjesht “vegël” që përdoret për interesa të ngushta dhe do të përfundojë duke bërë pazare me Veliajn ashtu siç dikur bëri Basha me Ramën.
Postimi i plotë
Nova Media, vegel e LSI që ka kohë që më sulmon me shpifje, ndërkohë që mbeshtet Këlliqin (po i LSI), me vetëdije të plotë fallcifikon sërish foto dhe fakte.
Më poshtë gjeni për krahasim, foton e fallcifikuar dhe foton origjinale të bërë në foltoren e Neë Jersey në 2021.
Në fakt unë nuk merrem më me novën, por do merrem me ata që janë mbas tyre. Kush ka vesh, të dëgjoj!
Ky është llumi ku vegjeton vemja që donte dhe karriken e Berishën.
Tashti i janë versulur Bashkisë se aty janë pazaret dhe kanë nevojë të domosdoshme për lekë.
Sigurisht që primaret i merr Këlliqi.
Kështu do mbledhin disa million euro nga bisneset (për fushatë dmth), dhe në fund mund të bëjnë pazar me Veliajn vetë, siç bëri Basha me Ramën, dhe humbja sërish do të jetë në kurriz të Demokratëve.
Hapni sytë të dashur miq, mos bini viktimë e lojrave. Kelliqi është vegël që po përdoret në kurrizin tuaj.
Të djelë të mbarë!