Nëse Arben Ahmetajt lë mandatin, ja kush futet në Kuvend në vend të tij (EMRI)

21 Mars 2023, 17:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arben Ahmetaj

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, pas disa muajsh sorollatjesh nga SPAK, më në fund është vënë nën hetim nën akuzat për veprat penale “shpërdorim të detyrës”, “fshehje të të ardhurave”, “korrupsion” dhe “pastrim të parave”, në lidhje me korrupsionin që e lidh atë me inceneratorët.

Referuar dhe deklaratave të gazetarëve në media, thuhet se SPAK pritet t'i dërgojë kërkesë Kuvendit për t'i prerë dhe fletë-arresti Arben Ahmetajt, por diçka e tillë mbetet ende e pakonfirmuar.

Nëse Arben Ahmetaj detyrohet të lërë mandatin e deputetit, në mënyrë vullnetare ose me kërkesë të SPAK, mandatin e merr Dallëndyshe Bici, që sipas votës preferenciale ka marrë më shumë vota se kandidatët e tjerë në listën jo fituese të PS-së për Tiranën.

Pak ditë më parë Bici zëvendësoi Artan Lamen në krye të Kadastrës dhe nëse Bici nuk do ta marrë mandatin e deputetit, atëherë do të jetë juristi Plarent Ndreca që e merr mandatin e deputetit, pasi sipas votës preferenciale ka marrë 4008 vota në qarkun e Tiranës.

 

Video