Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ-në, partia e Arlind Qorit regjistrohet për zgjedhjet e 14 Majit

21 March 2023, 16:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ-në, partia e Arlind Qorit regjistrohet
Arlind Qori

Kolegji Zgjedhor ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të regjistrojë në zgjedhjet lokale të 14 Majit partinë Lëvizja Bashkë të Arlind Qorit, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.

Vendimi është marrë sot në seancën e mbajtur në orën 15:00 nga Kolegji Zgjedhor. Në këtë seancë u vendos rrëzimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjdhjeve për mosregjistrimin e partisë në fjalë në zgjedhje dhe detyrimin e KQZ-së për zbatimin e këtij vendimi.

Pas vendimit, Arlind Qori e ka konsideruar si një surprizë për të vendimin e Kolegjit Zgjedhor, teksa e konsideron vendimin si një fitore për demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri.

Kandidati i partisë "Lëvizja Bashkë" për Bashkinë e Tiranës do të jetë vetë Arlind Qori, i cili i shtohet garës me Erion veliajn dhe Belind Këlliçin, teksa grupi që mbështet Enkelejd Alibeajn nuk ka ende një emër.


Video