Mbyllet numërimi i votave në Fier dhe Librazhd, ja kush doli fitues nga Primaret

11 December 2022, 20:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyllet numërimi i votave në Fier dhe Librazhd, ja kush doli fitues
Fier

Evdar Kodheli do të jetë kandidati i PD-së së Rithemelimit për Bashkinë e Fierit në zgjedhjet vendore të 13 Majit.

Nga zgjedhjet e zhvilluara sot për balotazhin e "Primareve", Kodheli ka marrë 579 vota, ndërsa kandidati tjetër Artur Mahmutaj ka marrë 360 vota.

Në votim morën morën pjesë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Vota në kuti ishin 949, nga të cilat 939 rezultuan të vlefshme dhe 10 të pavlefshme.

Po ashtu, është mbyllur numërimi i votave dhe në Librazhd, ku kandidati i PD-së së Rithemelimit për Bashkinë do të jetë Shefki Çota.

Në zgjedhjet e sotme, ai ka arritur të marrë 417 vota, ndërsa kandidati tjetër Aranit Leka ka marrë 227 vota, ndërsa 14 vota janë shpallur të pavlefshme.

Më herët u mbyll numërimi dhe për Bashkinë e Matit, ku fitues doli Skënder Gjuci me 478 vota, ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani dhe 8 rezultuan të pavlefshme.


Video