Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadoren e ShBA-ve në Tiranë, Yuri Kim dhe ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD-së.
Berisha tha se në një kohë kur demokratët qanin për rezultatin, Basha bëbnte plane për bashkëqeverisjen me PS-në dhe ndarje postesh me Ramën.
Ai e konsideroi shpalljen "non grata nga ShBA si një akt korruptiv dhe sfidoi edhe një herë se nëse i paraqesin qoftë edhe një provë fare të vogël, aio do të largohet përfundimisht nga politika.
Berisha e konsideroi dhe si një akt turpi, veprimin e ambasadores Yuri Kim, e cila takonte në zyrën e saj deputetët e PD-së dhe iu kërkonte të distancoheshin nga ai.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
PD dorëzoi pushtetin pas një gabimi me skemat piramidale në vitin 1997, ndaj një rebelimi të dhunshëm, i largoi me votë ata që erdhën në pushtet më dhunë në vitin 2005 dhe në vitin 2013 garantoi rotacionin. Në këtë kontekst, kjo histori është historia më demokratike e një force politike. Shtatë vite në opozitë ishin vite të një fatkeqësie të vërtetë. Të jesh në opozitë nuk është kurrë turp. Je pushteti moral i vendit, sepse qëndron gardian i interesave të qytetarëve.
Sepse nuk të josh asgjë tjetër veç interesit të qytetarëve. Por mjerisht, kjo nuk ndodhi me PD-në. Kjo parti, për shkak të takimeve të fshehta dhe marrëveshjeve të fshehta, për shkak të bizneseve të fshehta të kreut, të përziera dhe të papërziera me qeverinë, ajo u shndërrua në një fasadë të një qeverie që kalonte nga skandali në skandal.
Dhe në zgjedhjet e 25 prillit, një besim i jashtëzakonshem i qytetarëve shqiptarë, u tradhëtua. U shkelmua. Për interesa më të ulëta dhe meskine. Vetëm e vetëm që PD të shndërrohej në një aleate të PS-së së Edi Ramës. Në një kohë që demokratët e demokratet ndoshta qanin edhe me ngashërim për rezultatin, në krahun tjetër bëheshin plane për bashkëqeverisje me Edi Ramën.
Por, nuk u mjaftua me kaq, Antony Blinken sanksionon Sali Berishën, që nuk do të lejonte kurrë që PD të bëhej levë e PS dhe Edi Ramës. Ky akt e kam thënë që nuk ka pasur asnjë provë. Historia ime është krejt tjetër
Blinken sanksionoin Sali Berishën, i cili nuk kishte asnjë rol përveç njërit. Nuk do pranonte kurrë që PD të bëhej levë e Edi Ramës. Ky akt, e kam theksuar dhe e theksoi tani. Nëse sekretari Blinken apo cilido shtetar mbi tokë do mund të paraqesë ndonjëherë një fakt, një provë të vetme për të faktuar jo ato që ka shkruar të diktuara nga korrupsioni i Sorosit, por edhe më të voglin, Sali Berisha është i larguar përfundimisht nga politika. Përndryshe historia ime është krejt tjetër. Jua them këtu. 50 vjet më parë mjek i ri, nën diktaturë të plotë. Takoj një mik tinim francez. E vetmja gjë që më lidhte më të ishte Kamy.
Më thotë, zoti Berisha Kamy ka thënë se midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh nënën time. Unë i them, që zgjedh të vërtetën dhe jo nënën time. Ai më pa me habi. Sepse ai ishte në një vend të lirë dhe unë në diktaturë. Unë i thashë të vërtetën atij.
Unë isha mjek, shumë i apasionuar pas profesionit tim, por thjesht për të flakur atë që impononte diktatura shkova iu bashkove me studentet. Kur më ndiqnin unë qeshja jo pak. Pse? Këta nuk e dinë që unë nuk e kam marrë vendimin tim
Pas 32 vitesh më duhet të përballem për motive me dinjitetin me diplomatin e parë të botës, por përsëri midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh të vërtetën. Shumë e thjeshtë kjo. Kanë rrëmuar dhe rrëmojnë. Të rrëmojnë sa më shumë dhe në fund do të kuptojnë që kanë kryer aktin korruptiv më madhor.
Unë kam bindjen që do vijë dita kur SHBA do dënojnë këto akte si të padenja. Megjithatë asgjë nuk pengoi, ne rithemeluam PD si parti të vlerave.
Nga ana tjetër, guvernatorja në një akt turpi përpunonte deputetët e partisë sime në zyrë sikur ti kishte seksion të ambasadës së saj, do vijë dita që SHBA do dënojë këto akte si të padenja jo për një diplomat por për asnjë zyrtar të asnjë vendi.
Sot PD njësoj si ne që kemi lindur në diktaturë, kemi ditëlindjen biologjike, falë studentëve dhe lëvizjes së tyre ne fituam një lëvizje të re, ditëlindjen në liri. Për çudi edhe partia jonë ka dy ditëlindje, sot festojmë edhe vjetorin e vitit 2021 në të cilën dhjetëra mijëra anëtare të PD firmosën rithemelimin e kësaj force politike. Rrugëtimi im nuk kishte lidhje me interesin tim personal, por me faktin se midis nënës dhe të vërtetës unë do të zgjidhja të vërtetën. Kërkesa për përjashtimin e Sali Berishës nga parlamenti nuk lidhej më me Berishën. Mandati është i popullit dhe jo i individit. Askush nuk mund të trajtonte vendin tim si koloni për të diktuar se kush do të jetë dhe kush jo në parlament, aq më tepër kjo nga vendi që kishte bërë kaq shumë për lirinë e shqiptarëve. Ky ishte motivi t’ju drejtohem ju duke mos e ditur se sa do të mbështesnin. Lirinë e gjeta midis jush siç e thotë Skendërbeu, Sali Berisha shpirtin për sovranitetin e gjeta mes jush.