Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka përfunduar numërimi i votave në degën e Matit, e cila ishte një prej 5 bashkive që Partia Demokratike e "Rithemelimit" ka mbajtur zgjedhjet për "Primare" për shkak se në zgjedhjet e shkuara shkuan në balotazh.
Kandidat i "Rithemelimit" për Bashkinë e Matit do të jetë Skënder Gjuci. Ai ka arritur të marrë 478 vota ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani dhe 8 rezultuan të pavlefshme.
Që të dy kandidatët janë rritur me vota nga zgjedhjet e mbajtura një javë më parë ku rezultoi:
Skënder Gjuci - 319 vota
Bukurosh Ballabani - 145 vota
Lindita Doda - 130 vota
Ymer Barçi - 78 vota
Të pavlefshme - 8 vota