"Mos e nënvlerësoni Vuçiçin"/ Majko jep alarmin: Serbia po zhvillon skenarin e Donbasit në Ukrainë

11 December 2022, 16:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Mos e nënvlerësoni Vuçiçin"/ Majko jep
Pandeli Majko

Ish-kryeministri dhe tashmë deputet i PS-së, Pandeli Majko, ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale , Majko shprehet se Serbia ka filluar një “lojë” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin. Ai shton se në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë”. Ndër të tjera, Majko bën thirrje për të mos nënvlerësuar Aleksandër Vuçiç.

“Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë. Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic!”- shkruan Pandeli Majko.


Video