Pas përfundimit të numërimit elektronik të votave në Bashkinë Vorë, ka nisur numërimi i votave në bashkitë e tjera ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme.
Ndonëse procesi i numërimit po nis me vonesë, KQZ është zotuar për publikimin e rezultateve paraprake deri të hënën në orën 22:00.
Shkodër
Në 10 kutitë e para të numëruara në Bashkinë Shkodër, gara është e fortë mes kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia dhe kandidates së PS, Majlinda Angoni.
PS – Majlinda Angoni 655 vota
SHL – Bardh Spahia 701 vota
PD – Xhemal Bushati 340 vota
Lushnjë
Në Bashkinë Lushnjë janë numëruar 12 kuti, duke i dhënë një rezultat më të mirë kandidates së PS, Eriselda Sefa.
PS – Eriselda Sefa 1 422 vota
PD – Indrit Sefa 225 vota
SHL – Elton Bano 831 vota
Rrogozhinë
Nga numërimi i 10 kutive në Bashkinë Rrogozhinë, kryeson kandidati i PS, Edison Memolla.
PD – Ferdinand Saraçi 355 vota
PS – Edison Memolla 704 vota
SHL- Hekuran Xhani 273 vota
Durrës
Ende pa rezultate
Dibër
Ende pa rezultate
Lajm në përditësim...