Veliaj: Të rinjtë rrëzuan bastionin në Vorë! Koha për punë

6 March 2022, 21:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Veliaj: Të rinjtë rrëzuan bastionin në Vorë! Koha

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se rezultati në Vorë, ku fitoi Blerim Shera tregoi se nuk ka më bastione të partive politike. Në një dalje publike për mediat, Veliaj u shpreh se tashmë ata do t’i përvishen punës. Po ashtu ai theksoi se gjuha përçarëse mes politikës nuk është e mirë.

“Duke filluar nga dita e nesërme t’i përvishemi punës se ata sherrin e bëjnë në Tiranë dhe pushimet në Lalz. Do vazhdojmë me shkollat e reja dhe kryeministri e ka merak hekurudhën, pavarësisht se ky është një mandat i shkurtër. Ju jap fjalën e nderit do bëjmë çmos që të bëjmë gjithçka për Vorën. Kjo është fitore 70% në Vorë, për herë të parë kemi votues shumë të rinj. Ata thanë; s’jemi bastion i askujt.”, tha Veliaj.

Veliaj ka pritshmëri edhe për bashkinë e Rrogozhinës, duke shtuar se PS do të ketë një rezultat pozitiv

“Besoj se do të kemi rezultat pozitiv dhe në Rrogozhinë. Kur e kam ndjekur politikën nga jashtë më është dukur e shëmtuar bërtitja për fitore. Parashikimin e kemi për rezultat pozitiv. Ambicia e skuadrës tonë ka qenë që të kemi një rezultat më të mirë përballë dy rivalëve. Kjo nuk është çështje përçarjes. Ne nuk përfitojmë nga ndarja e PD, por ne përfitojmë se kemi tjetër filozofi”, shtoi ai.

 


Video