
Indrit Sefa, kandidati i Lulzim Bashës në Lushnje fajëson motin e keq për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe jo paaftësinë e opozitës për të nxjerrë qytetarët të votojnë.
“Kushtet atmosferike nuk ishin në favor të pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje, por shumë lushnjarë e ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese. Falenderoj me zemër këdo që mori pjesë në zgjedhje, pavarësisht preferencës së tyre politike. Jam i sigurt se përmbajtja dhe qytetaria do të na shoqërojnë deri më numërimin e votës së fundit! Vullneti i lushnjarëve do të lexohet siç është në kutitë e votimit”, thotë Sefa.
Sefa deklaron se “dëshirën për të patur një bashki në shërbim të njerëzve, e kam ndier në çdo takim me bashkëqytetarët e mi, prandaj besoj fort se vota e tyre është për ndryshimin”.