
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një dalje tjetër për mediat tha se pjesëmarrja në këto zgjedhje është më e ulët se në zgjedhjet për Kuvendin, ndërsa iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve për të votuar.
“Në 3 QV nga totali nuk ka nisur e nuk ka vazhduar votimi pasi ka kaluar dhe afati prej 5 orësh. Në dy QV ne Shosh dhe një në Pult.
Në këto QV për shkak të pamundësisë së shkuarjes së anëtarëve të komisioneve të QV në vend për shkak të kushteve atmosferike aty votimi konsiderohet i pafilluar dhe i përfunduar. Përmes sistemit kemi marrë raportime mbi problematika në QV.
Janë nga totali i raportimeve 13% problematika lidhen me kamerat e vëzhgimit, 73% me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit dhe 15% lidhen me çështje të administrimit të zgjedhjeve.
40% të këtyre komunikimeve nga Shkodra, 33% nga Durrësi, 12% nga Lushnje 9% nga Dibër 6% nga Rrogozhinë nga Bashkia Vorë nga komisionet e QV nuk kemi raportime.
Pajisja e identifikimit në 5 QV identifikimi është bërë përmes listës së zgjedhësve të printuar të dërguar nga KQZ, ne 15 QV është zëvendësuar pajisja e identifikimit elektronik të votuesve. Koha e hapjes së QV, 75% e QV janë hapur në 7:00, 25% janë hapur nga ora 7 deri në 7:30.
Verifikime në terren të situatës kemi bërë. Në përgjithësi nuk raportohen problematika sinjifikative. Ka disa probleme që lidhen në disa QV kemi pasur raportime nga përfaqësues të partive politike që ka pasur grumbullime të personave të paautorizuar rreth QV kemi komunikuar me KZAZ respektive është raportuar që situata është kthyer në normalitet”, tha Celibashi.