Zgjedhjet e pjesshme vendore, deri në orën 12:00, pjesëmarrja 14.91%!

6 March 2022, 13:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet e pjesshme vendore, deri në orën 12:00, pjesëmarrja
Zgjedhjet e pjesshme vendore ne 6 bashkitë e Shqipërisë

Sipas KQZ, pjesëmarrja deri në orën 12:00 është 14.91%, teksa kanë raportuar 624 nga 942 Qendra Votimi në total. Rezulton se deri më tani qytetarët e Dibrës kanë qenë më të interesuar për të votuar, ku pjesëmarrja është më e larta, 19.73%. Dibra ndiqet nga Lushnja, ku pjesëmarrja është 19.63.

Kujtojmë se në Shkodër, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë, Durrës dhe Vorë ka nisur që prej orës 07:00 të mëngjesit procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë. 

 


Video