Zgjedhjet në Dibër, kandidati i Berishës akuza Xhelal Mziut: Po bën presion ndaj votuesve!

6 March 2022, 11:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet në Dibër, kandidati i Berishës akuza Xhelal Mziut: Po
Premtim Kryemadhi kandidati i Berishës dhe Xhelal Mziu

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Premtim Kryemadhi ka denoncuar sot deputetin e PD Xhelal Mziu se po u bën presion qytetarëve se kë duhet të votojnë. Ai tha se prej ditësh administrata është në terren dhe po shantazhon qytetarët.

"Ju vlerësoj për punën. Dua të falenderoj gjithë qytetarët, kushtet e motit e vështirësuan pak. Ju bëj thirrje të shprehin vullnetin e tyre. Ka patur disa probleme për shkak të ndërprerjes së energjisë. Është pak problem pjesëmarrja pasi në zonat e thella rrugët nuk janë të hapura.

Edhe tani që flasim, kam një mesazh nga një deputet që bën thirrje se kë duhet të votojmë. Deputeti është i Bashës. Ai është Xhelal Mziu. Besoj se nuk do intimidohen qytetarët nga ky presion.

Sot është heshtje zgjedhore që duhet respektuar. Besoj se qytetarët nuk do ndikohen nga ky presion dhe do të shkojnë te qendrat e votimit," tha Premtim Kryemadhi.


Video