Është mbyllur zyrtarisht orari për procesin e votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.
Pjesëmarrja ishte shumë e ulët, ku 30.29% e votuesve kanë ushtrua të drejtën e votës. Në 2 qendra votimi në Shosh të Shkodrës dhe në 1 në Pult është anuluar votimi për shkak të motit të keq.
654,538 qytetarë shqiptarë kishin mundësinë të ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar se kush do e drejtojë bashkinë e tyre në Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës.
Kandidatët e PD
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku.
Kandidatët e PS
Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon
Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin
Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun
Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla
Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera
Për Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa
Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)
Bashkia Shkodër: Bardh Spahia
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana