Numërohen kutitë e para, në Lushnjë dhe Rrogozhinë kryeson PS, Basha i treti

7 March 2022, 00:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Numërohen kutitë e para, në Lushnjë dhe Rrogozhinë
Numerimi i votave

Nga numërimi i kutive të para në Bashkinë Rrogozhinë, kryeson kandidati i PS.

Edison Memolla ka marrë deri tani 60% të votave.

Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’, Hekuran Xhani është i dyti me 25%.

Kurse kandidati i Partisë Demokratike, Ferdinand Saraçi ka rreth 15%.

Pas përfundimit të numërimit elektronik të votave në Bashkinë Vorë, ka nisur numërimit në bashkitë e tjera ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme.

Po ashtu dhe në Lushnje po kryeson kandidatja e PS.

Në kutinë e parë janë këto rezultate, 127 vota Eriselda Sefa -PS, 43 vota  Elton Bano - SHL dhe
9 vota Indrit Sefa i PD.

Numërimi ka nisur në Rrogozhinë dhe Lushnjë, ndërsa pritet që procesi të fillojë së shpejti në Durrës, Shkodër dhe Dibër.

Ndonëse procesi i numërimit po nis me vonesë, KQZ është zotuar për publikimin e rezultateve paraprake deri të hënën në orën 22:00.

 

Lajm në përditësim...


Video