
PROFILI KRIMINAL/ Kush është Laert Haxhiu, vrasjen e parë e bëri...
28 Shtator, 21:07Fokus
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar i revoltuar pas situatës të krijuar nga çështja e Fredi Belerit dhe përdorimin politik që sipas tij po i bën opozita.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu thotë se opozita “mbolli farën e tradhëtisë” duke kandiduar një “antishqiptar”, dhe tani “fërkon duart” për pushtet.
Reagimi i plotë i Ndreut:
Thuthuqët e opozitës mezi presin që në një përplasje të qeverisë me greqinë ata të marrin pushtetin!
Racë e ndyrë që pasi mbollën farën e tradhetisë nëpërmjet një përfaqesuesi banal antishqiptar, tani fërkojnë duart duke pritur në kurrizin e shitjes së vendit, të shpresojnë me kot për pushtet!
Atdheu për këta ditëzinj është pushteti jo integriteti teritorial të cilin e mohojnë pa pikën e turpit! Ptu..