Dorëheqja nga komisioni, Petro Koçi: Deputetët u shthurën

19 Shtator 2023, 11:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Petro Koçi në studion e Breaking

Para pak muajsh deputeti Petro Koçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Edukimit, pas një përplasje të gjatë në lidhje me ligjin e Akademisë.

 Në një intervistë, për emisionin Breaking në Top News, Koçi shprehet i zhgënjyer nga qëndrimi i disa deputetëve të mazhorancës, duke e cilësuar atë si një shturrje të tyre.

Nëse opozita dallohet nga gojët e shthurura, ajo që ndodhi brenda grupit tonë, në familje mund të quhet shthurrje. Dhe unë jam kundër shthurjes. Unë jam për një qëndrim të hapur. Dikush mund të thotë që shiko unë nuk jam me këtë projektligj, ta diskutojmë me kryesinë e grupit dhe gjejmë një zgjidhje tjetër. Ky lloj qëndrimi ishte bashkëpunues me opozitën dhe taktikën e saj që ligji të kalonte”, tha Koçi.

Koçi u shpreh se Partia Socialiste ka pa dyshim përgjegjësi morale për rastet e dyshuara për korrupsion, për të  cilën duhet të japë llogari në zgjedhje.

Koçi thotë se tani pas ndryshimeve në qeveri, nuk ka vend qe ndokush të japë dorëheqjen.

Unë besoj se ka raste që ka ndodhur. Po që tani mbas këtyre ndryshimeve në qeveri, besoj se nuk është rasti për të folur, por për dorëheqjen. Por nëse ne flasim për dorëheqjen, atëherë duhet vijmë tek ai diskutimi që ka bërë dhe kryeministri Rama kur e akuzon që ai lëshon, i lëshon, po kur dikush jep dorëheqjen, ka lëshuar vetveten? Jo. Pra unë mendoj që çdo kush që në një farë mënyre e komprometon pozicionin dhe përgjegjësinë për cilën është ngarkuar atë është krejt normale që ai që është mbi të, pra është përgjegjës në rastin atëherë kryeministri është i detyruar që të bëjë një ndërhyrje dhe të reagojë edhe duke e liruar nga detyra, por kjo nuk quhet lëshim ose kur dikush përfundon në dyert e drejtësisë.

Video