Misteri / Kush është numri 13 në listë që shoqëron presidentin Begaj në OKB

18 Shtator 2023, 16:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti Bajram Begaj

 

Lista e shoqëruesve të presidentit Bajram Begaj në Nju Jork ku do të marrë pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka shkaktuar jo pak habi.

Begaj ka vendosur të marrë në Nju Jork, përveç gruas dhe djalit, dhe parukieren e gruas.

Mirëpo çudirat nuk mbarojnë me kaq. Teksa Begaj i ka renditur ata si këshilltarët e tij të jashtëm, në listën me 22 persona që e shoqërojnë, numri 13 nuk ka emër.

Numri 10 i listës që ka mbajtur postin e zëdhënëses së Presidentit, nuk është e pranishme në këtë udhëtim, pasi është larguar nga ky post pak kohë më parë.

Në listë është edhe Arta Sakja, e cila si këshilltare politike e presidentit, më herët ka mbajtur postin e anëtares së kryesisë së Partisë Demokratike në Kavajë.

 

Misteri / Kush është numri 13 në listë që shoqëron
Lista e shoqëruesve të Begajt në OKB

Video