Mitsotakis: Beleri duhet të betohet nga qelia. Kjo situatë përmbys progresin Greqi-Shqipëri

17 Shtator 2023, 14:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kyriakos Mitsotakis dhe Fredi Beleri

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga konferenca tradicionale për shtyp dhënë në mediat greke në kuadrin e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, është pyetur edhe për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili ndodhet në burg prej 12 majit për blerje votash.

Mediet greke raportojnë se Mitsotakis ka kërkuar që Beleri të betohet, qoftë edhe nga qelia, duke theksuar se heqja e kësaj mundësie do të shkaktojë probleme në marrëdhëniet mes dy vendeve. 

"Më shqetëson fakti jo vetëm i burgut, por që edhe sot Shqipëria i mohon të drejtën për t'u betuar një kryetar bashkie. Këtë ia kam raportuar udhëheqjes së Shqipërisë dhe nuk ndërhyj në drejtësinë shqiptare, por kjo është shkelje e shtetit ligjor dhe krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet dypalëshe që do të kenë implikime më të gjera në përpjekjen e Shqipërisë për t'iu afruar BE-së.

Ai deklaroi se nuk të ndalojë së ngrituri këtë çështje në BE dhe përballë kryeministrit Edi Rama.

“Nuk do të ndalem së ngrituri këtë çështje në nivel europian dhe vetë Ramës”, tha zoti Mitsotakis.
Kjo çështje sipas kryeministrit grek përmbys progresin e arritur në marrëdhënien mes dy vendeve.

“Çështja i lë në hije marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe përmbys progresin që kishim arritur". 

Video