Ministri grek, Ioanis Ikonomu, takon Fredi Belerin në qeli, çfarë është diskutuar

15 September 2023, 13:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ministri grek, Ioanis Ikonomu, takon Fredi Belerin në qeli,

Ministri i Brendshëm grek, Johanis Ikonomu ka takuar në paraburgim krybashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Mësohet se takimi mes tyre ka zgjatur mbi nje ore.

Sipas News24, ministri Ikonomu hyri në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit, ku është takuar me Belerin.

Mësohet se ata kanë diskutuar në lidhje në lidhje me nisjen e procesit gjyqësor dhe situatën e tij pas arrestimit.

Takimi vjen 1 ditë pasi gjykata vendosi një ditë më parë nisjen e gjykimit në ngarkim të Fredi Belerit.

Beleri u arrestua më 12 maj për blerje votash dhe pavarësisht se ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, mbetet në qeli.


Video