Veliaj premton grant për të prekurit nga zjarri në pallatin 10-katësh

14 September 2023, 18:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Veliaj premton grant për të prekurit nga zjarri në pallatin
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falënderuar skuadrat e shërbimit zjarrfikës për shuarjen e flakëve te pallati 10-katësh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj gjithashtu njofton se Bashkia e Tiranës do të japë grant për të prekurit nga zjarri.

“Mirënjohje skuadrave zjarrfikëse, emergjencave dhe policisë për reagimin e shpejtë për të shpëtuar njerëzit – jeta është më e rëndësishme se gjithçka – dhe shuar zjarrin në Nj. 7, Tiranë! I kam kërkuar ekipit të nisë menjëherë hetimin mbi burimin e zjarrit!

Momentalisht po bëhet këqyrja e çdo hapësire e pajisjeve në godinë! Si gjithnjë, Bashkia e Tiranës do të ndihmojë me grant çdo familje që ka dëmtime në orendi dhe elektroshtëpiake! Operacioni vijon”, shkruan Veliaj.


Video