Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zjarrin masiv që shkrumboi një pjesë të madhe të një pallati të ri 10-katësh në Tiranë.
Gështenja thotë se situata duhet të analizohet mirë, pasi urbanizimi ka kriter në Tiranë, po rrezikon të kthehet në bumerang për qytetarët.
Ai thotë se zjarrfikëset kanë patur vështirësi të shuajnë flakët për shkak të mungesës së hapësirave.
“Shpresojmë që pas kësaj ngjarje dramatike sot në Njësinë Nr 7, të mos ketë asnjë të lënduar.
Ngjarja meriton të analizohet mirë pasi urbanizimi pa kriter po kthehet në bumerang për qytetarët. Njësitë e zjarrfikseve kanë pasur vështirësi për shkak të mungesës së hapësirave”, shprehet deputeti Gështenja.