Do kandidojë për Bashkinë e Kukësit, Halilaj lirohet nga detyra e prefektit, ja kush e zëvendëson

13 September 2023, 16:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do kandidojë për Bashkinë e Kukësit, Halilaj lirohet nga
Albert Halilaj

Albert Halilaj është liruar nga detyra e prefektit të Qarkut të Kukësit me një Vendim të Këshillit të Ministrave.

Halilaj do të kandidojë nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Kukësit.

Në vend të ti, si prefekt i ri i Kukësit është emëruar Granit Gjana.

VENDIMI:

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Video