Pazaret brenda PS/ Belinda Balluku darkon me Ceno Klosin, drejtorinë e Tatimeve që është në varësinë e Delina Ibrahimajt!

13 September 2023, 10:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pazaret brenda PS/ Belinda Balluku darkon me Ceno Klosin, drejtorinë e
Belinda Balluku/ Ceno Klosi

Drejtori i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi është duke ngrënë darkë private me zv/kryeministren, Belinda Ballukun në një prej restorante luksoze të Tiranës.

Pyetja për Ceno Klosin është se sa është fatura që paguan çdo muaj Ballukun që ta mbajë në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Tatimeve?

A po bisedohet në këtë darke mos pranimi i Ervin Metës si ministër? Apo klanet brenda PS janë duke ndarë tortën?

Pazaret brenda PS/ Belinda Balluku darkon me Ceno Klosin, drejtorinë e

Shumë pikëpyetje mbi këtë darke misterioze, kur dihet që Klosi, darka të tilla nuk ka pas ngrënë me ministren e linjës.

Kujtojmë këtu se çuni i tezez së Ceno Klosit është Drejtor i ujësjellësit në Durrës, Spartak Kovaçi. Gjithashtu kompania e babait burrit të tezes së Klosit, ‘Adriatik 1’, meret me punime ujësjellësash.

Në korridoret e ministrisë së financave thuhej prej kohësh se drejtori i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi ishte në shërbim të Ballukut dhe nuk i bindej ministres, Delina Ibrahimaj.

Disa kohë më parë portali i gazetarit, Baton Haxhiu këmbëngulte se Delina Ibrahimaj është shkarkuar nga pozita e ministres së Financave dhe Ekonomisë, si pasojë e konfliktit me zëvendës-kryeministren, Belinda Balluku.


Video