DASH përgjigjet prerë për Belerin: Procesi të ndiqet sipas ligjeve të vendit

13 September 2023, 15:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DASH përgjigjet prerë për Belerin: Procesi të ndiqet sipas
Departamenti Amerikan i Shtetit

Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur pyetjes së korrespodentit grek në SHBA, lidhur me arrestimin e Fredi Belerit.

Ditën e djeshme, korrespodenti grek e pyeti zëdhënësin e DASH, Mattheë Miller lidhur me çështjen Beleri dhe nëse SHBA ka reaguar, siç tha ai “për urdhrin e arrestimit të tij të dhënë nga Rama”.

Zëdhënësi amerikan i DASH tha se do të përgjigjej më vonë për çështjen e Belerit, dhe mesa duket sot ka ardhur edhe përgjigja e prerë, çështja është në dorë të drejtësisë shqiptare.

Në përgjigje të një pyetjeje nga korrespondentët grekë në Uashington, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se “ne jemi në dijeni të rastit (të ndalimit të Fredi Beleris) dhe presim që autoritetet shqiptare të ndjekin një proces të rregullt sipas ligjeve (të vendit)”.


Video