Detaje nga djegia e pallatit 10-katësh në Tiranë, zjarri nisi në apartamentin e një doktori, flasin banorët: Aty ka një furrë...

14 September 2023, 17:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga djegia e pallatit 10-katësh në Tiranë, zjarri nisi
Zjarri në pallatin te ish-Parku në Tiranë

Detaje të reja nga zjarri në një pallat 10-katësh në zonën e ish-Parkut të Aurobusëve në Tiranë.

Raportohet se pallati është ndërtuar nga një biznesmen vlonjat, dhe në një pjesë të madhe, banorët kishin blerë apartamentet si dhe kishin shlyer pagesat. Megjithatë mendohet se pallati nuk ka ende hipotekim.

Sipas banorëve, zjarri ka nisur në katin e 10-të të pallatit, aty ku banon një doktor. Ata janë shprehur se në apartamentin ku nisi zjarri kishte një furrë. Megjithatë mbetet e paqartë se për çfarë lloj furre bëhet fjalë.

Gjithashtu, një faktor që ka ndikuar në përhapjen e zjarrit në katet e mëposhtme ka qenë edhe fasada. Pritet që ekspertët të zbulojnë përbërjen e materialeve të përdorur në fasadë dhe nëse pallati ka patur të instaluar sistemin anti-zjarr.


Video