
Situata e zjarrit në katin e fundit të një pallati pranë DPSHRR e njohur ndryshe si zona e ish-parkut të autobusëve ka dalë jashtë kontrollit, pasi flakët kanë agravuar dhe rrezikon të digjet e gjithë ndërtesa.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa zjarrfikës por ndërhyrja aktualisht është e vështirë për shkak të flakëve masive të cilat kanë shpërthyer xhamat e ndërtesës.
Sakaq, banorët kanë dalë të alarmuar jashtë ndërtesës. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën "Sali Butka", ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Video të siguruara nga VoxNews: