Ndalohet ‘Ujku i Wall Street-it’ të Shqipërisë, Amant Josif!

14 September 2023, 13:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndalohet ‘Ujku i Wall Street-it’ të Shqipërisë, Amant
Amant Josifi

Ndalohet nga policia në Dubai, ish-këshilltari i Xhaçkës, Amant Josifi.

Kujtojmë se më 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me “Milton Group” dhe arrestoi 4 të dyshuar.

Ndërkohë, nga hetimet rezultoi se këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

 


Video