U kap me HASHASH në ballkon, lirohet Enca!

14 September 2023, 10:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U kap me HASHASH në ballkon, lirohet Enca!
Enca Haxhia

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë detyrim për këngëtaren Enca, në banesën e të cilit u gjetën 5 rrënjë kanabisi të mbjella në ballkonin e banesës së saj. 

Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.

 

Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër arresti nga gjykata, por vetëm me iniciativë të OPGJ. Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.

Kështu deklaroi edhe këngëtarja më herët, duke thënë se 5 vazot me kanabis i kishte për përdorim vetjak. A

jo u vu në pranga paraditen e së Martës, pas një kontrolli në banesë. Policia shoqëroi dhe të dashurin e saj, por ky i fundit u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje


Video