Lirohet nga detyra Zëvendësdrejtori i SHISH, Oljan Kanushi

14 September 2023, 12:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lirohet nga detyra Zëvendësdrejtori i SHISH, Oljan Kanushi
Oljan Kanushi.

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të të Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Oljan Kanushi. 

"Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit dekretoj: Zoti Oljan Kanushi lirohet nga detyra e Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit", thuhet në dekretin e Presidentit. 

Oljan Kanushi, ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama, drejtoi institucionin për rreth 1 vit për shkak se Bendo po kryente studime pas-universitare në SHBA. 

Kanushi pritet të emërohet Ambasador i Shqipërisë në Slloveni.

 


Video