Dalin pamjet e megaoperacionit me mbi 200 të arrestuar, sekuestrohen miliona lekë, euro armë dhe drogë (VIDEO)

14 September 2023, 16:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin pamjet e megaoperacionit me mbi 200 të arrestuar, sekuestrohen
Pamje nga megaoperacioni "Tempulli"

Publikohen pamjet e megaoperacionit të policisë të koduar “Tempulli” që deri tani ka çuar në arrestimin e 233 personave, pjesë e një grupi masiv që merrej me trafikun dhe shpërndarjen e drogës në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit bën me dije se janë sekuestruar një numër i madh armësh zjarri, konkretisht 2 kallashnikovë, 10 pistoleta, 5 armë gjahu dhe 8 thika.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 134 kilogram kanabis, 1.2 kg kokainë, doza heroine si dhe drogëra të tjera sintetike.

Po ashtu, gjatë operacionit masiv, blutë kanë sekuestruar 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë.


Njoftimi i policisë:

Ja pamjet e megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, në kuadër të të cilit, në të gjithë vendin, deri në këto momente, janë ekzekutuar 216 masa sigurie dhe janë arrestuar në flagrancë 30 shtetas.  

Gjatë këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në banesa dhe në ambiente të tjera, deri tani janë  sekuestruar: 

-13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);  

-134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;

-225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;

-Gjithashtu, janë sekuestruar 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false.

Megaoperacioni vijon.


Video