
PROFILI KRIMINAL/ Kush është Laert Haxhiu, vrasjen e parë e bëri...
28 Shtator, 21:07Fokus
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka mbajtur mbledhjen e parë me deputetët socialistë.
Në këtë mbledhje u diskutua lidhur me çështjet sa i takon rendit të ditës në seancën plenare të ditës së enjte.
Disa prej deputetëve socialistë kanë ngritur problem si çështjen e Kadastrës, investimet në infrastruktura në disa zona si dhe çështja e pensioneve që është shumë e ulët.
Ndërsa, sa i përket çështjes së Arben Ahmetajt i cili ndodhet në arrati për Inceneratorët nuk u mor asnjë vendim lidhur me përjashtimin e tij nga grupi Parlamentar i PS-së.
Sipas deputetëve, Ahmetaj ende nuk është dënuar dhe ai do të zëvëndësohet kur t’i hiqet mandati i deputetit.