Deputeti i PS: Alfred Beleri, është shqiptar etnik!

18 Shtator 2023, 19:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alfred Beleri

“Shqiptari etnik Alfred Beleri”, kështu e quan deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, kandidatin e koalicionit Meta-Berisha për Himarën.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ironizon duke thënë se censi i popullsisë që nisi sot në vendin tonë do të regjistrojë edhe ata, ndoshta qindra, të huaj, grekë nga shtresat më të ndryshme dhe me poste të larta, që kanë ardhur në vendin tonë të betojnë “shqiptarin etnik Alfred Beleri”.

Postimi i Braçes:

Censi i popullsisë që nisi sot do të rregjistrojë edhe TË HUAJT që janë këtu;

Do jetë ngjarje e madhe që do rregjistrojmë MINISTRA, DEPUTETË, KRYEBASHKIAKË, AVOKATË, MILITANTË GREKË që janë këtu për të BETUAR shqiptarin etnik Alfred Beleri!

Video