Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes Bashkë Fitojmë ka qenë i ftuar në studion e Breaking.
Nismëtari kryesor i protestave për kullën që ka nisur të ndërtohet pas Teatrit të Operave dhe Baletit, duket se është tërhequr së fundmi. I pyetur në lidhje me këtë ai shprehet:
"Jemi larguar përkohësisht nga thirrja e protestave tek vendi i ndërtimit kullës, se fatkeqësisht nuk pati atë pjesëmarrje qytetare që do të mundësonte bllokimin e asaj kulle. Është një punë e gjatë t’ i japësh qytetarëve besimin se nëpërmjet angazhimit, protestës, gjëra mund të ndryshojnë. Kështu që jemi duke rikonceptuar rezistencën tonë ndaj asaj kulle. Po mbledhim informacion gjithë informacionin ligjor, të gjejmë çfarëdolloj kleçke ligjore që do ta pezullonte ndërtimin e asaj kulle dhe po ashtu jemi duke filluar duke bërë thirrje të vazhdueshme qytetarëve që të vetëdijësohen dhe thirrja e fundit ka qenë sot.
Nga unë nga ana tjetër jemi duke u marrë mjaft me çështjen e minimumit jetik. Përpara rreth 6 muaj kemi dorëzuar në komisionin qendror të zgjedhjeve 20.000 firma qytetarësh dhe po ashtu 1 projekt ligj që kërkon vendosjen e minimumit jetik në Shqipëri për çështje ditësh do të thërrasin 1 proteste kuvendi i Shqipërisë për çështjen e minimumit jetik, sepse besoj që Shqipëria është 1 emergjencë ekonomike dhe sociale.
Janë shumë qytetarët që mezi ia dalin të ushqehen apo të plotësojë nevojat bazike e kësisoj ligji i minimumit jetik është një domosdoshmëri”