“Jeni turp aritmetik”, mbyllet pas 10 orësh debat dëshmia e Ramës para Komisionit Hetimor

23 February 2022, 22:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Jeni turp aritmetik”, mbyllet pas 10 orësh debat dëshmia

Pas 10 orësh diskutimesh të forta ku nuk munguan akuzat, batutat dhe ironitë është mbyllur dhe dëshmia e Kryeministrit të vendit, Edi Ramës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Dëshmia u mbyll ashtu siç nisi, me debate.

Jorida Tabaku: Unë me shumë gjentilesë ju pyeta për pronarët në fillim të kësaj seance.

Edi Rama: Ju nuk e keni ftuar Shqipërinë në një debat për koncesionimin e të ardhmes, ju shqiptarëve ju keni thënë: Organizata kriminale ka grabitur 430 milionë.

Jorida Tabaku: Unë nuk kam asnjë pyetje tjetër, i falenderoj të gjithë kolegët.

Edi Rama: Po dherat? Më dhe fjalën! 42 milionët. Zonja Tabaku ju jeni si parti një turp aritmetik dhe jeni një katastrofë morale ambulante që lëviz nëpër Shqipëri.

Jorida Tabaku: Mbledhjen e konsideroj të mbyllur.

 


Video