
Kryeministri Edi Rama zbuloi pa dashje parashikimin e vet për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.
Sipas Ramës, në këto zgjedhje ai do të dalë i pari, Sali Berisha dhe “Shtëpia e Lirisë” e dyta dhe Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha në vendin e tretë.
“Dhurata la Dibrën për mua sot. Lërë Dhuratën, se la edhe Dibrën për mua sot. Bëre mirë se le vendin e tretë për vendin e parë”, tha Rama.
Deputetja e Qarkut të Dibrës, Dhurata Çupi është mbështetëse e Lulzim Bashës në përplasjen e brendshme të këtij të fundit me Sali Berishën.
Deputeti tjetër i PD, Belind Këlliçi, që mbështet Berishën i tha Kryeministrit që të lërë diversionet.
“Po nuk ka ndonjë gjë të keqe se i bëjmë cik publiçita Foltores”, ja ktheu Rama.
Rama parashikoi me saktësi edhe rezultatin e zgjedhje të 25 prillit, kur firmosu gjatë një takimi elektoral në Vlorë se PS do të fitojë 74 mandate.