Largimi i Canit, Rama: S’ka lidhje me inceneratorët! Është abuzuar shumë me këtë

23 February 2022, 16:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Largimi i Canit, Rama: S’ka lidhje me inceneratorët! Është

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë të gjitha aludimet se Shkëlqim Cani u largua nga kabineti i tij qeverisës në mandatin e parë sepse kundërshtoi inceneratorët.

Ai tha se abuzimet në media në lidhje me këtë janë fryrë nga deklaratat e abuzimet e vetë Jorida Tabakut, kryetares së Komisionit Hetimor për inceneratorët dhe gjithë Partia Demokratike.

“Abuzimi në media në lidhje me largimin e Canit ka qenë konstant dhe produkti abuzimit tuaj personal dhe i skuadrës tuaj speciale në luftën kundër organizatës së strukturuar kriminale. Në procesin e vendimmarrjes në qeveri, ka gjithmonë një nismëtar dhe nëse do të shikoni se sa projekte ka kthyer Ministria e Financave, duhet të kisha hequr jo Shkëlqim Canin, Arben Ahmetajn e Anila Denajn do të kisha hequr nja 17 ministra financash”, tha ai.

Duke u ndalur te inceneratori i Tiranës, Rama u shpreh se tarifa prej 29 eurosh për ton që paguajnë bashkitë është ndër më të ultat në Europë. Ai solli si shembuj kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve në Francë, Britani e vende të tjera.

Më herët, kreu i Qeverisë hodhi poshtë pretendimet e opozitës se inceneratori i Tiranës po ndërtohet me fonde nga buxheti i shtetit. Ai tha se pagesa prej 36.9 mln euro që janë bërë nga buxheti i shtetit për këtë impiant nuk ka lidhje me ndërtimin, por janë pagesa të bëra për shërbimin e ofruar.

 


Video