Çiljeta i bashkohet protestës te SPAK-u në mbështetje të Erion Veliajt

12 Shkurt 2025, 18:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çiljeta Xhilaga në protestën para SPAK-ut në mbështetje të Erion Veliajt

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga i është bashkuar protestës para SPAK-ut në mbështetje të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Çiljeta ka mbërritur këtë pasdite para SPAK-ut, aty ku prej orëve të para të mëngjesit është mbledhur një grup i madh personash që kërkojnë lirimin e Veliajt.

Ata shprehen se masa e SPAK ndaj Veliajt për “arrest në burg” është ekstreme. SPAK e akuzon Veliajn për korrupsion dhe fshehje parash në nëntë raste.

Seanca është ende duke vijuar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e kamerave.

Video