Protestuesit mblidhen sërish para SPAK-ut, kërkojnë lirimin e Erion Veliajt

12 Shkurt 2025, 17:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbështetësit e Veliajt para SPAK-ut

Një grup protestuesish është mbledhur sërish para SPAK-ut, teksa seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është duke vijuar.

Mbështetësit e Veliajt, me pankarta në duar, kanë qëndruar para ambienteve të SPAK që prej orëve të para të mëngjesit, më pas u larguan për t’u rimbledhur sërish këtë pasdite.

Ata shprehen se masa e arrestit me burg ndaj Veliajt është ekstreme, teksa vlerësojnë punën që ai ka bërë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Me herët, brenda sallës së gjyqit, u raportua për një përplasje të fortë të Veliajt me prokurorin e çështjes së tij, Olsi Dado, të cilin kryebashkiaku e akuzoi se është në konflikt interesi pasi i ka kërkuar atij dhe ka marrë leje ndërtimi prejt tij.

Video