Deklaratat e Ramës pas arrestimit të Veliajt, KLP: Të respektohet pavarësia e prokurorëve!

12 Shkurt 2025, 15:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, kërkon respektimin e pavarësisë dhe integritetit profesional të prokurorëve.

KLP thekson se mbështet punën e pavarur të prokurorëve dhe kërkoi “nga të gjithë aktorët”, që “të respektojnë integritetin profesional të prokurorëve”.

“Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, thuhet ndër të tjera.

KLP: Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë.

Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent.

Video