Kapen në Itali 172 kilogram K*KAINË me logon e "KF TIRANA", në pranga 3 shqiptarë! (2 ishin motër e vëlla)

12 Shkurt 2025, 15:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"KF Tirana"

Një operacion antidrogë është finalizuar nga Policia italiane. Sipas mediave italiane, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 172 kilogramë kokainë, e cila po të arrinte në treg do të kapte vlerën e mbi 25 milionë eurove.

Po ashtu, në pranga kanë përfunduar3 persona, dy prej të cilëve janë motër e vëlla, përkatësisht 28 dhe 21 vjeç dhe një i tretë 43 vjeç: të gjithë pa precedentë penalë. 

Operacioni është zhvilluar nga policia në Bolonja dhe Modena pasi më 6 shkurt, pasi gjatë shërbimit të vëzhgimit, oficerët e policisë vunë re një kamion të ndaluar, shoferi i të cilit, me kujdes, u dorëzoi dy vëllezërve një zarf të verdhë të rëndë.

Në atë moment ka ndërhyrë Policia dhe ka vendosur në pranga 3 shqiptarët.

Brenda çantës së madhe ndodheshin 15 pako në formë paralelepipedi, të cilat pasi u analizuan u kuptua se përmbanin kokainë me një peshë totale prej 16,350 kilogramësh.

Kontrolle u bënë edhe në kamion,ku gjithashtu u gjet një sasi e madhe lënde narkotike.

Blloqet e kokainës ishin fshehur në një hapësirë ??të krijuar nën disa dërrasa druri.

Kokaina u gjet e fshehur në brendësi të kamionit e ndarë në pako me një peshë totale prej 172 kilogramë.

Ajo që bie në sy është se disa pako të kokainës kanë logot e klubit të futbollit të Tiranës.

Pakot e tjera janë me logon e një buburreci si dhe me flamurin e Brazilit dhe të Portugalisë.

Këto logo mund të jenë një sinjal apo shenjë për dërguesin apo edhe marrësin e lëndës narkotike. 

Tashmë autoritetet italiane kanë nisur hetimet dhe kanë dyshime se ky rast ka lidhje me kapjen e një shqiptari pak javë më parë, i cili kishte fshehur në mjetin e tij 10 blloqe kokainë.

Video