EMRI / Audi u përplas me kamionin, ndërron jetë shoferi 30-vjeçar, në gjendje të rëndë pasagjerja

12 Shkurt 2025, 17:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga aksidenti në Lezhë-Shëngjin

Është zbardhur identiteti i të riut që humbi jetën në aksidentin e regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Paulin Zefi, rreth 30 vjeç. Ai ka qenë duke drejtuar një automjet tip “Audi” në momentin kur është përplasur me një kamion.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur dhe një grua, shteasja Zh.H., 40 vjeçe, pasagjere në mjetin “Audi”, e cila ndodhet në gjendje të rëndë. Po ashtu, u plagos edhe drejtuesi i kamionit, shtetasi Xh. D.

Dy të plagosurit ndodhet në spitalin e Lezhës, nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

Video