Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po viziton ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në burgun e Hagës. Mediat shkruajnë se në orën 11:30, kryeministri shqiptar ka nisur takimin e tij me Thaçin, i cili pritet të zgjasë tre orë.
Ish-presidenti i Kosovës është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë. Historia ka dëshmuar se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është vizituar nga krerë qeveritarë vetëm për takime formale.
Kujtojmë që burgu ku po mbahen ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjendet jashtë Hagës, në periferi të Scheveningen-it. Haaglanden është një burg unik në Holandë, pasi është i vetmi që ka një qendër kujdesi për të paraburgosurit.
Qëllimi i vizitës së Ramës ishte pikërisht “për të mësuar më shumë” në lidhje me aktakuzat e Prokurorisë Speciale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Më 26 tetor të vitit 2020 në Gjykatën Speciale në Hagë u konfirmua aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Siç duket dhe nga pamjet kryeministri Rama i ka kërkuar kameramanit që ta filmojë gjithë momentin kur ai shkon në dyert e paraburgimit. Detajet janë në momentin kur Rama bën një hyrje në plan, shef kamerën për një kohë të shkurtër dhe më pas vazhdon drejt derës.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme të publikuar nga Kryeministri Rama: